Shpërthim brenda avionit në Greqi, anulohet fluturimi drejt Anglisë
Një shpërthim ndodhi në një avion në aeroportin Heraklion të Greqisë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe shqetësim tek autoritetet.
Sipas raportimeve incidenti ndodhi pak para se avioni të nisej.
Mendohet se shkak i shpërthimit të jetë një cigare elektronike, që ndodhej në çantën e një pasagjeri në bord.
Ndërkohë, avioni që do të transportonte 236 persona drejt Anglisë nuk u nis. Për fat të mirë, policia ndërhyri shpejt në vendngjarje dhe nuk pati të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



