Aksident tragjik në minierën e Martaneshit, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një minierë në zonën e Martaneshit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të aksidentit për të ndërhyrë dhe për të kryer veprimet e para hetimore.
Deri në këto momente, nuk ka ende informacion të plotë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu, identiteti i personit që ka humbur jetën nuk është bërë ende i ditur.
Grupi hetimor pritet të kryejë këqyrjen e vendngjarjes dhe të mbledhë provat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



