Shpërthimi me tritol punonjësit të Tatimeve në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e “Arrës së Madhe” në Shkodër, ku një motor ka shpërthyer pas vendosjes së lëndës plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, një person ka marrë lëndime. I plagosuri është identifikuar si Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi i fuqishëm ka alarmuar banorët e lagjes, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



