Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i Bashës: Degradim i një pushteti të korruptuar, qëllim zaptimi i çdo institucioni
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për zhvillimet e sotme me Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe shpërthimin me eksploziv në afërsi të shtëpisë së Armand Dukës.
Postimi i Bashës:
Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



