E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthimi në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd!
Lajme

Shpërthimi në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd!

Gjatë mëngjesit shpërtheu një sasi lënde plasëse, e cila ishte vendosur në fasadën e objektit.

Lokali, në pronësi të 45-vjeçarit Bledar Tali ndodhet në vendin e quajtur ish-Kooperativa Partizani, ku si pasojë e shpërthimit të fortë e gjithë godina ka dalë jashtë funksionit.

Jashtë kamerës, pronari i lokalit Bledar Tali thotë  se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dyshime se kush mund t’ia ketë vendosur eksplozivin.

“Dëmet janë mjaft të mëdha pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni”, ka deklaruar ai.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.