E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës
Flash

‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

Rriti çmimin e biletës së autobusit

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik për linjat “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”. Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që udhëtojnë me autobusët e SHPRESA – AL SHPK, e cila është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, ka arritur në 50 lekë, duke shënuar një rritje prej 10 lekësh krahasuar me dy muaj më parë.

Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.

Vlen të theksohet se tarifa e transportit publik qytetas në Bashkinë Kamëz është aktualisht më e larta në rang kombëtar. Autoriteti i Konkurrencës sqaron se arsyeja e nisjes së hetimit lidhet me faktin se, nga vlerësimi paraprak, rezulton mungesa e analizave ekonomike dhe financiare që do të justifikonin rritjen e tarifave.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz

Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira

  • Kamëz – Tiranë – Kamëz
  • Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.