Shqipëria dhe gjigandët e Europës zbresin sonte në fushën e blertë
Rikthehen “Ethet e Botërorit”!
Pas një pauze të shkurtër, kualifikueset e Botërorit 2026 rikthehen sot me duele të zjarrta në gjithë Europën!
Në fushë zbret edhe Kombëtarja Shqiptare, e cila luan në transfertë ndaj Andorrës, në një ndeshje ku objektivi është vetëm një: fitore dhe tre pikë të arta.
Në të njëjtin orar, sytë e tifozëve janë edhe tek përplasja gjigante Angli–Serbi, një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Ndërkohë, Italia, Franca dhe Portugalia synojnë të mos gabojnë përballë rivalëve më të dobët në letër, për të ruajtur pozitat e tyre në krye të grupeve.
Ndeshjet e sotme të kualifikueseve të Botërorit 2026
-
Armeni – Hungari | 🕕 Ora 18:00
-
Azerbajxhan – Islandë | 🕕 Ora 18:00
-
Norvegji – Estoni | 🕕 Ora 18:00
-
Andorrë – Shqipëri | 🕣 Ora 20:45
-
Angli – Serbi | 🕣 Ora 20:45
-
Francë – Ukrainë | 🕣 Ora 20:45
-
Irlandë – Portugali | 🕣 Ora 20:45
-
Moldavi – Itali | 🕣 Ora 20:45
Një mbrëmje elektrizuese futbolli, ku çdo rezultat mund të ndryshojë ekuilibrat e grupeve drejt Botërorit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



