E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria dhe Kosova dy vendet më të varfra në kontinent europian
Flash

Shqipëria dhe Kosova dy vendet më të varfra në kontinent europian

Shqipëria dhe Kosova janë vijojnë të jenë dy vendet më të varfra të Europës dhe kjo do të vazhdojë edhe të paktën në 5 vitet e ardhshme. FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), ka publikuar së fundmi raportin e këtij fillimviti dhe vijon të mos ketë asnjë përmirësim për dy shtetet ku ka më së shumti shqiptarë.

Ky raport i FMN është përllogaritur sipas të ardhurave për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse dhe njihet ndryshe si PBB. PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse, është produkti i brendshëm bruto i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtën fuqi blerëse mbi PBB-në si dollari amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë tregues të rëndësishëm të ekonomisë, Shqipëria renditet e parafundit në Europë, me të ardhura për frymë prej rreth 19 mijë dollarësh ndërkombëtarë. Pas Shqipërisë renditet Kosova, që e ka këtë tregues akoma edhe më të ulët, në 15.6 mijë dollarë ndërkombëtarë. Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë pak më të larta se Shqipëria me në 19.6 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Maqedonia e Veriut (21.1 mijë), Serbia (25.4 mijë) dhe Mali i Zi (27.6 mijë) kanë diferencë të konsiderueshme, çka tregon qartë se kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe praktikisht Shqiqëria dhe Kosova ecin me shpejtësinë e breshkës.

Mesatarja e Europës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Europës Lindore. Këto parashikime të Fondit Monetar Ndërkombëtar shtrihen deri në vitin 2028, ku sërish si Shqipëria, ashtu edhe Kosova vlerësohet se do të vijojnë të mbeten më të varfrat e Europës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.