Shqipëria dhe Serbia organizojnë Europianin U-21
Finalja në “Arenën Kombëtare”
Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, gjithçka duket e vendosur që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë bashkë Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027. Sipas “The Athletic”, ky ishte opsioni i vetëm në tavolinë që prej shtatorit, kur Belgjika dhe Turqia u tërhoqën nga gara.
Sipas planit të zbuluar, të dyja vendet do të ndajnë organizimin e fazës së grupeve, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Pjesa tjetër e turneut do të zhvillohet edhe në Serbi, me “Stadium Karadjordje” si një nga arenat kryesore të ndeshjeve.
Ndërkohë, UEFA pritet të bëjë zyrtarizimin e vendimit së shpejti, ndërsa shorti për kualifikueset e turneut do të hidhet më 6 shkurt, në orën 09:00 të mëngjesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



