Shqipëria kalon në avantazh me Manajn!
Kombëtarja shqiptare ka gjetur golin e parë në ndeshjen kundër Serbisë falë sulmuesit Rey Manaj, i cili ka shpërthyer në festë pas një aksioni të shpejtë kuq e zi.
Pas një topi të fituar në mesfushë, Broja shpërthen në krahun e djathtë dhe kroson në zonë, ku Manaj godet me forcë duke mposhtur portierin serb dhe duke çuar Shqipërinë në avantazh 1-0 në Leskovac.
Në stadiumin “Dubocica”, pa tifozë shqiptarë për arsye sigurie, brohoritjet e pakta të stafit kuqezi u dëgjuan qartë, ndërsa ekipi i Sylvinhos ka marrë frenat e lojës në dorë me një paraqitje të disiplinuar e të guximshme.
Serbia po kërkon reagimin, por mbrojtja shqiptare po qëndron fort, me Hysajn dhe Gjimshitin që kanë bllokuar çdo tentativë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



