E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, tre shtetet e vetme në Evropë pa koronavirus
Bota

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, tre shtetet e vetme në Evropë pa koronavirus

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë tre shtetet e vetme në Evropë që nuk kanë raportuar asnjë rast të infektimit me coronavirus. Sipas përditësimit më të fundit të hartës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tre shtetet ballkanike mbeten ende të pastra nga virusi që ka prekur gjithë botën.

Nuk mund të thuhet saktësisht se përse pikërisht shtetet tona nuk janë prekur ende nga koronavirusi, ndonëse kontaktet janë shumë të shpeshta me vendet e prekura dhe veçanërisht Italinë, që është vatra kryesore e virusit në Evropë.

Të gjithë fqinjët tanë, Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar për 1 deri në 66 raste të koronavirusit.

Por ndërkohë që veriu i Italisë është futur i gjithi në karantinë, kompaninë ajrore që veprojnë në Shqipëri kanë filluar të anulojnë udhëtimet drejt vendit fqinj. Air Albania ka anuluar sot tre fluturime dhe nuk konfirmon nëse do të ketë nesër udhëtime drejt Italisë

Turqia është një tjetër shtet nga ku nuk është raportuar ende asnjë rast i infektimit me koronavirus.

Në Evropë, pas Italisë me 5883 raste infektimi, vijnë Gjermania dhe Franca me nga 795 dhe 706 raste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.