E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria me fat, reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend
Lajme

Shqipëria me fat, reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend

Shqipëria ishte nën pushtetin e zjarreve nga veriu në Jug. Shyqyr që kishte reshje shiu gjatë 24 orëve të fundit dhe ndihmoi shumë në shuarjen e disa vatrave të rëndësishme të zjarreve ne vend.

Shqiptarët ish lënë në mëshirë të fatit nga qeveria e tyre e cila u tregonte degët e pemëve që ti merrnin me fik zjarret që i afroheshin banesave në shumë zona të vendit. Avionët e premtuar ishin thjesht një mashtrim. Edhe satelitët që duhej të identifikonin vatrat shumë herët ishin të fikur, ose thjesht vjedhja e radhës.

Zoti i ndihmoi shqiptarët edhe këtë herë duke sjelle reshjet e shiut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar, informoi sot ministria e Mbrojtjes.

Situata paraqitet më e qetë. Flakët në zonat më problematike, si Vlora, Delvina, Dibra, Korça janë neutralizuar.  Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, në bashkinë Pustec, është neutralizuar plotësisht, po ashtu edhe zjarret e tjera të mëparshme. Kjo falë natyrës.

Mbeten aktive vatrat në këto zona: 
– Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë.
– Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar,  ku zjarri ka  rënë në një sipërfaqe kullote.  Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë  për vënien nën kontroll të vatrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.