Shqipëria mes vendeve të Amerikës Latine: 65 % e krimeve kryhen me armë zjarri…
Shqipëria renditet në listën e vendeve, ku pjesa më e madhe e vrasjeve kryhen me armë zjarri. Revista Forbes ka publikuar të dhënat që i përkasin 2016, sipas të cilave 65 % e vrasjeve në Shqipëri janë kryer me armë zjarri, ndërsa 35 % me mjete të tjera. Shqipëria është në këtë klasifikim me vendet e Amerikës Latine dhe të Veriut
Sipas studimit, Porto Riko është shteti me përqindjen më të lartë të krimeve me armë zjarri (79 %), e ndjekur nga Venezuela me 78 % dhe El Salvadori me 73 %.
Vitin e kaluar, rreth 560,000 njerëz u vranë në të gjithë botën, që korrespondon me 7.5 vdekje të dhunshme për 100,000 banorë të popullsisë globale.
Nivelet më të larta të vdekjes për shkak të armëve të zjarrit u regjistruan në Amerikën Latine dhe në Karaibe.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



