Shqipëria ndodhet sot në shtratin e vdekjes, disa pjesë të gjymtyrëve të saj lëvizin ende
Bota ndryshoi. Bota nuk është më ajo që ishte. Bota nuk ka për të qenë më ajo kurre ajo që ka qenë. Bota nuk do të ketë më kohë të merret me hallet tuaja. Bota nuk e di nëse ju ekzistoni apo jo. Prej këtij momenti që po shkruaj këtë status, e deri gjashtë muajt e ardhshëm apo një vit, askush nuk di asgjë çfarë do të ndodhë dhe ku do të shkojmë. Ky nuk është hamendësim, as analizë por fakt. Të gjithë mund të flasin, mund të predikojnë, mund të analizojnë, por e vërteta është se askush nuk di asgjë çfarë po vjen dhe çfarë na pret. Njerëzit janë të hutuar, të dëshpëruar, mosbesues, skeptikë, të trembur, sepse është investuar shumë për të krijuar këtë klimë. Nëse do t’i japësh jetës tënde një kuptim identifikoje një luftë tënden dhe nise atë.
Edhe tek manualet e Qiellit është shkruar me gërma ari se; ata që nuk e kanë bërë kurrë një luftë dhe nuk i kanë pëshpëritur vetes për një luftë do të vdesin një vdekje prej injorantësh.
Lufta jonë nuk është më as me shtiza, as me gurë, as me shigjeta, as me bomba, as me kallashë, as me atom. Lufta jonë sot është të hapim sytë dhe veshët mirë dhe të kuptojmë dhe me ajkën e kuptimit të gatuajmë brumin e zgjiimit dhe të ndërgjegjes. Ne nuk kemi asnjë organ mangët që të jemi ndryshe nga popujt e tjerë të botës. Ky është një popull i rraskapitur prej drogës, mjerimit, injorancës dhe analfabetizmit dhe imoralitetit sepse ka patur aksidente të rënda përgjatë historisë së tij. Mafia në pushtet është aksidenti më i rëndë që i ka ndodhur kësaj race. Kjo është arsyeja përse ky është një popull që de-facto është në reanimacion. Derisa të rikuperojë plotësisht është një proçes i dhimbshëm që nuk mund të evitohet. Kockat e këtij populli të dërrmuar e të sakatuar kanë nevojë për seanca të stërmundimshme fizioterapie dhe paçka se Shqipëria ndodhet sot në shtratin e vdekjes, disa pjesë të gjymtyrëve të saj lëvizin ende.
Sytë e saj lëvizin ende. Gishtërinjtë e saj të këmbës lëvizin ende. Veshkat i funksionojnë sepse duket qartë që ajo po lufton çdo ditë për ta nxjerrë të gjithë urinën e Kombit prej trupit të saj. Zorrët i ka në punë ende, sepse ajo përpëlitet çdo ditë dhe po e nxjerr feçen e Kombit nga trupi i saj. Trupi i saj është i sakatuar, por analizat i dalin të gjitha mirë. Kjo do të thotë që ne nuk mund t’ia shkulim aparaturat e tubat, edhe nëse zgjat reanimacioni. Shqipëria është e tradhëtuar nga elitat imorale që nuk kanë asnjë lidhje shpirtërore me këtë vend.
Kasta imorale e eltave të Tiranës po lobon fort dhe po përpiqet shumë që ne të firmosim heqjen e tubave dhe të aparaturave, me idenë që presim kot, sepse ky vend nuk ka për t’u bërë kurrë, por ti nuk mund ta firmosësh atë dokument. Në të gjithë duhet të luftojmë deri në fund që ta kthejmë në jetë!
Bota ndryshoi, mos e harro këtë për asnjë moment. Asnjë llogari të jetës tënde, nëse ke vendosur të shpëtosh, nuk mund t’i bësh më si i ke bërë gjer më sot. Nëse has vështirësi për të kuptuar këtë që po të them, ke zero shans të kuptosh atë që po vjen.
Unë nuk kam për të firmosur që të sëmurës tonë të shtrenjtë t’i hiqen aparaturat e tubat dhe të ftoj edhe ty të bësh njëlloj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



