E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, opozita e konferencave dhe p*rdha e KRYETARIT!
Flash

Shqipëria, opozita e konferencave dhe p*rdha e KRYETARIT!

Naim Noka

Në Shqipërinë e pas-zgjedhjeve, ndodhemi përballë një tabloje të zymtë që jep një mesazh të vetëm: sistemi politik ka falimentuar dhe askush nuk mban më përgjegjësi, as nuk ndien më turp. Edi Rama ka mbyllur rreth vetes të gjithë ciklin e pushtetit: ka burgosur Veliajn, kontrollon SPAK e gjykatat,  ka përçarë dhe neutralizuar çdo kundërshtar real; dhe si për të përmbyllur farsën, me ndihmën e “Nismës Shqipëria Bëhet”, ka shndërruar vendin në një estradë lacash, ku daja i Shabanit dhe kushërira e Lapajt po zihen për lloton në  një lokal bastesh në Lushnjë.

Po opozita? Në konferenca shtypi, ku lexohen deklarata të thata si faturat me rigon  të MUÇIT  të tatimeve në Sarandë.

Në rrjetet sociale, ku “aksioni” përmblidhet në ndonjë status të zbehtë pas ndonjë skandali që ka mbaruar. Në terren? Askund. Kur fadromat po shkatërronin Thethin, opozita ishte në “pushim teknik”. Kur IKMT dhe qeveria shkelin Kushtetutën e ligjet, nga Thethi deri në Konispol, 51 deputetët e opozitës presin episodin e radhës të Berishës mbi ‘Trenin Bullgar’, duke humbur edhe autobuzin e fundit  që të çon në realitetin katastrofik që po kalon vendi.

Ndërkohë, Padishahu pret e përcjell sheikë e princër arabë, duke i qerasur me copëza Shqipërie si bakllava elektorale.

E në vend që të ketë opozitë, del Pëllumbi i Estradës së Ballshit, që ‘tërheq’ zvarrë Ramën në Air Albania FORCË ONE, për të zbritur në aeroportin që ia cakton dëshira e radhës.

Kur humori i zi bëhet me kadillakë në Theth alla Pilinçi, atëherë kupton se jo vetëm shpresa opozitare ka vdekur, por edhe oksigjeni për të jetuar ndershmërisht në këtë vend është mbytur.

Ndërsa qytetarëve u merret prona, shtëpia, jeta, askush nuk përfaqëson më të drejtat e tyre politike. Sepse opozita që duhej të ishte në barrikada, është kthyer në një trupë kuislinge që nuk guxon të ruajë as dinjitetin e vet, jo më të mbrojë qytetarin.

Po të kishte pasur një opozitë të vërtetë, Berisha dhe 50 deputetët do të kishin qenë në Theth që në natën e parë të shembjeve, dhe aksioni shtetëror do të ishte shndërruar në një dështim spektakolar. Por jo në vend të kësaj kemi heshtje, kompromise, dhe një çorbë të prishur që qelb dynjanë me pseudo-protesta dhe teatër fjalësh.

Por kur politika pushon së ekzistuari, lind lëvizja. Nëse opozita nuk ka kurajon për ta përmbysur këtë farsë, njerëzit do të detyrohen ta bëjnë vetë. Sepse kur pushteti abuzon dhe opozita hesht, lind revolta. Dhe kjo nuk është më çështje partish apo ideologjish  është çështje mbijetese.

Shqipëria është kthyer përfundimisht në një teatër kukullash, ku Padishahu ejakulon çdo ëndërr sipas tekës së ditës. Nëse një kryetar bashkie, ministër apo drejtor nuk i pëlqen si pamje në foto, e shkarkon si skllav romak, jo si nëpunës i një shteti modern.

Për ta kuptuar këtë realitet më thjesht, mjafton një rrëfim që një ish-deputet socialist bëri në fushatën e 2013-s:

“Po shkonim në një takim elektoral dhe hipa në makinën e kryetarit. Sapo bëmë një copë rrugë, kryetari lëshoi një batare p*dhësh dhe u qelb makina. Hapa xhamin që të pastrohej ajri, por kryetari ulëriti: ’Mbylle xhamiiin! Këtu duhet të rrish në p*dhën time ose zbrit nga makina!’”

Kam përshtypjen se kjo “makinë e kryetarit” sot është e gjithë Shqipëria. Dhe ne, qytetarët, jemi të detyruar të jetojmë në këtë atmosferë të qelbur, ose të zbresim. Por ka ardhur koha që të mos jemi më pasagjerë në një drejtim të gabuar. Ka ardhur koha të marrim timonin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.