E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, shteti që ka kryer më pak teste në rajon
Publik News

Shqipëria, shteti që ka kryer më pak teste në rajon

Në Shqipëri janë realizuar deri më tani vetëm 4,070 teste për koronavirus, çka do të thotë 1422 teste për 1 milion banorë. Fjala.al ka bërë një kërkim mbi numrin e testeve që janë realizuar në rajon dhe rezulton se vendi ynë pozicionohet i fundit për numër testesh. Në kontinent, Shqipëria lë pas vetëm Ukrainën sa i përket testeve të realizuara për 1 milion banorë.

Mali i Zi është shteti në Ballkan që ka edhe numrin më të lartë të testeve në raport me numrin e popullisë. Me popullsi rreth 630 mijë banorë, në Mal të Zi janë kryer gjithsesj 3174 teste, ndërsa numri total i të infektuarve me COVID-19 është 273.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, deri më 11 prill, janë realizuar 3,879 teste për 1 milion banorë.

Kroacia (të dhënat zyrtare në gjuhën angleze janë deri më 7 prill) ka realizuar 3023 teste për 1 milion banorë, Serbia konfirmon sot se ka realizuar 3010 teste për 1 milion banorë, ndërsa në Kosovë deri dje janë kryer 1798 teste për 1 milion banorë.

Në raport me Evropën, Shqipëria lë pas vetëm Ukrainën ku janë kryer vetëm 773 teste për 1 milion banorë. Islanda, Malta, Estonia Norvegjia, Zvicra, Italia dhe Portugalia janë shtetet që kanë realizuar më shumë teste në Evropë në raport.

Në raport me Evropën, Shqipëria lë pas vetëm Ukrainën ku janë kryer vetëm 773 teste për 1 milion banorë. Islanda, Malta, Estonia Norvegjia, Zvicra, Italia dhe Portugalia janë shtetet që kanë realizuar më shumë teste në Evropë në raport me numrin e popullsisë. Dukshëm vendi ynë ndodhet shumë mbrapa vendeve të rajonit sa i përket realizimit të testeve, ndërkohë që Qeveria ka bërë me dije se strategjia e testimit dhe gjurmimit është realizuar nga një “Këshill Teknik” në përbërje të së cilit janë mjekë të njohur në Shqipëri. Ajo çka po vihet re në Shqipëri është se kurba e infektimeve të reja nuk ka një trend të qartë edhe pas 4 javësh izolim, por ka ulje dhe ngritje të shumta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.