E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqiponjat” dhe personat të maskuar qëllojnë me gurë studentët
Lajme

“Shqiponjat” dhe personat të maskuar qëllojnë me gurë studentët

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është shoqëruar me një tjetër valë tensionesh në Tiranë, ku përplasjet pranë selisë së Partisë Socialiste kanë marrë përmasa më të rënda.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, përveç përdorimit të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe sprajit me piper, raportohet se efektivë të forcave Shqiponja dhe persona civilë pa uniformë kanë qëlluar me gurë drejt studentëve dhe gjimnazistëve që merrnin pjesë në protestë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet kanë shoqëruar zhvillimet e tubimit në qendër të kryeqytetit.

Situata në Durrës përshkallëzohet

Ndërkohë, edhe në Durrës situata është përshkallëzuar. Pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë, ka nisur shoqërimi i një numri të madh protestuesish.

Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit ndodhen në zonën e 9-Katësheve, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës me synimin për të shpërndarë turmën.

Zhvillimet në të dy qytetet tregojnë për rritjen e tensioneve gjatë protestës së të rinjve, ndërsa ndërhyrjet e policisë dhe përplasjet me demonstruesit vijojnë të shoqërojnë tubimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.