E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është efektivi që mbeti i plagosur gjatë aksionit në Maliq
Lajme

Ky është efektivi që mbeti i plagosur gjatë aksionit në Maliq

Një operacion policor në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq, është shndërruar në një ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm, ku një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me një person të shpallur në kërkim.

Viktima është identifikuar si Enea Mekolli, 34 vjeç, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave zyrtare, operacioni u zhvillua rreth orës 07:30, pas informacioneve për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, i identifikuar si Violand Braçellari, 43 vjeç. Ky i fundit ishte fshehur në një stan në zonën malore të Lozhanit, ndërsa ndaj tij rëndonin precedentë penalë për vepra të lidhura me narkotikët.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve. Si pasojë e sulmit, inspektori Mekolli ka humbur jetën, ndërsa inspektori Adri ka mbetur i plagosur.

Në përpjekje për të neutralizuar rrezikun, shërbimet e policisë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke plagosur autorin, i cili më pas është vënë në pranga.

Në vendngjarje është dërguar edhe helikopteri i urgjencës për transportimin e të plagosurve, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje rrezikun me të cilin përballen çdo ditë efektivët e policisë gjatë përmbushjes së detyrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.