E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është efektivi i policisë u vra nga ish-ushtaraku në Maliq
Lajme

Ky është efektivi i policisë u vra nga ish-ushtaraku në Maliq

Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Lozhanit, në Maliq, është shndërruar në një ngjarje tragjike, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime zyrtare konfirmojnë se viktima është efektivi Enena Mekolli, pjesë e repartit special “Shqiponja”.

Nndërsa i plagosur ka mbetur kolegu i tij, Edison Adri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, shtetasi Violand Braçellari, ish-ushtarak. Ky i fundit ishte në kërkim nga Prokuroria e Vlorës për çështje që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të narkotikëve.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për arrestimin e tij, Braçellari ka reaguar me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim të fortë zjarri me efektivët në terren. Si pasojë, polici Mekolli mbeti i vrarë, ndërsa Adri u plagos rëndë.

Pas përplasjes, autori i dyshuar është neutralizuar dhe vënë në pranga nga policia. Raportohet se edhe ai ka marrë plagë gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrje.

Operacioni u zhvillua në një zonë të thellë periferike dhe malore, çka e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave të rendit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa rasti ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen mbi rrezikun që përballin efektivët e policisë në përballje me persona të armatosur dhe të rrezikshëm.

Ngjarja në Maliq konsiderohet një nga më të rëndat e kohëve të fundit që përfshin përplasje të armatosur mes policisë dhe personave në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.