E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët janë qytetarët me të ardhurat më të pakta në Europë
Publik News

Shqiptarët janë qytetarët me të ardhurat më të pakta në Europë

E pamundur të kursejnë

Familjet shqiptarë kanë më pak të ardhura se çdokush tjetër në Europë. Kjo është statistika që ka publikuar së fundmi Eurostat mbi të ardhurat e disponueshme, që përkojnë me paratë që i mbeten një familjeje pas taksave dhe zbritjeve të tjera.

Këto të ardhura parashikohet të jenë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes. Treguesi shprehet sipas standardeve të fuqisë blerëse për banor (PPS). Për Shqipërinë, treguesi është 4,385 PPS, që i referohet vitit 2020, nga rreth 18 mijë PPS që është për mesataren e Bashkimit Europian (për 2020-2021), ose sa 24.4% e mesatares europiane.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me gati 6 mijë PPS, Serbia (6,602), Turqia (6620), Mali i Zi (6861). Ky fakt është një arsye e madhe përse vendi ynë po shpopullohet dita ditës. Nëse dy të rinj duan të krijojnë familje dhe të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi, është thuajse e pamundur. Shifrat e Shqipërisë janë surreale në krahasim me shtetet e zhvilluara evropiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.