E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët  që vuajnë dënimin në burgun e Kretës me thika e shtiza në qeli
Lajme

Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgun e Kretës me thika e shtiza në qeli

Lista e plotë e sendeve të sekuestruara nga policia greke gjatë bastisjeve të qelive të shqiptarëve në Kretë (FOTO)

Ka dalë lista e plotë e objekteve të sekuestruara nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.

WhatsApp Image 2022-12-23 at 20.34.11

Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klaudian Lekotsai.

Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve.

Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.

Ndërkohë pas kontrolleve të policisë, janë sekuestruar disa sende të paligjshme dhe lëndë narkotike, që përdoreshin nga të burgosurt.

Sendet e sekuestruara në burg:

  1. Fleta dhe fletore me shënime të shkruara me dorë
  2. 4 tehe metalike të improvizuara
  3. 3 brisqe metalike
  4. 2 thika të improvizuara
  5. 3 hella druri dhe shtiza të improvizuara
  6. 41 kapake metalikë
  7. 5.9 gram cannabis sativa dhe 1 cigare me përmbajtje duhan dhe cannabis
  8. 0.4 gram heroinë, 6 tableta narkotike
  9. 2 celularë me karta SIM dhe karikues
  10. 2 karta memorie Memory Stick
  11. 2 USB
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.