Shqiptarët zbresin në fushë, sfidat e zjarrta të mbrëmjes së sotme
Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Europës, me disa përballje interesante dhe përfshirje të emrave shqiptarë, si në fushën e lojës, ashtu edhe në rolin e gjyqtarëve.
Një nga sfidat kryesore të mbrëmjes është ajo mes Romës dhe Lilës, dy skuadra që ndajnë vendin e parë në grup me nga 3 pikë. Një tjetër ndeshje e shumëpritur është Feyenoord vs Aston Villa, ku të dy ekipet vijnë pas paraqitjeve të forta në javën e parë.
Ndërkohë, në duelin Viktoria Plzen – Malmo, drejtësinë në fushë do ta vendosin arbitrat shqiptarë, me Enea Jorgjin në krye të ekipit të gjykimit. Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Pritet që në këtë raund të aktivizohen edhe disa futbollistë të Kombëtares shqiptare, si Nedim Bajrami apo Arbër Hoxha.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



