E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari dhunonte bashkëshorten e fëmijët, arrestohet
Lajme

Shqiptari dhunonte bashkëshorten e fëmijët, arrestohet

Një 36-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga, nga policia në Montelupo Fiorentino (Firence), pasi për vite me radhë ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët e tij. Sipas mediave lokale gruaja dhe dy fëmijët e saj rrinin me frikë gjatë gjithë kohës pasi dhuna ka qenë e pranishme në familjen e tyre. Çdo mbrëmje do kishin debate në shtëpi të cilat më pas përfundon me keqtrajtime që 36- vjeçari i bënte familjes. Shkak dyshohet se ka qenë konsumimi i alkoolit që shqiptari bënte në mënyrë të vazhdueshme.

Gruaja ka kërkuar shpesh herë ndihën e miqve dhe shkonte të flinte tek ata, pasi situata bëhej e papërballueshme. Por shqiptari shkonte dhe e përndiqte gruan ku nuk mungonin dhe kërcënimet.

Dhe në ditën që ishte me e sigurt, ajo u qëllua me një kaçavidë, raportojnë mediat italiane. Hetuesit kanë mbledhur të gjitha provat e mjaftueshme, pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe më pas kanë arrestuar shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.