E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke ka një mesazh nga qelia
Lajme

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke ka një mesazh nga qelia

Aleksandër Luca, shqiptari ia arrestuar dhe akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes së studentes në Greqi, vijon të përsërisë thirrjen se është i pafajshëm. Nga qelia në burgun e Grevenas ku ai ndodhet, 20-vjeçari shqiptar ka folur për televizionin grek “Skai”. Në deklaratat e tij është i rezervuar, por pretendon se nuk ka gisht në krimin e rëndë.

“Nuk dua të them asgjë tjetër për momentin. Jam i pafajshëm, kjo është ajo që dua të them tani”. Kështu është shprehur ai në një lidhje telefonike.

Shqiptari 20-vjeçar shqiptar ndodhet në të njëjtën qeli me bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, grekun Manolis Koukouras 21 vjeç. Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë dhunuar për vdekje dhe më pas hodhën trupin në det të studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para rreth 1 muaji në ishullin Rodos të Greqisë.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras pranojnë të dy përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi me hekur në kokë studenten dhe që më pas mori vendimin për të hedhur trupin në det. Një javë më parë, 20-vjeçari shqiptar u dhunua në qeli nga të burgosurit e tjerë. Për këtë arsye, ai u zhvendos në burgun e Grevenas ku ndodhej bashkëpunëtori i tij. Madje, autoritetet i kanë vendosur në të njëjtën qeli, dhe kjo shihet si një lëvizje taktike e hetuesve. Shtypi grek thotë se ata refuzojnë që të kenë kontakte me njëri-tjetrin, ndërsa bisedojnë me avokatët dhe prindërit e tyre.

Autoritetet do të analizojnë edhe celularët e dy të rinjve për të parë thirrjet e tyre telefonike dhe bisedat mes tyre apo me persona të tjerë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.