E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari ishte  punëtor model gjatë ditës, tregtar droge gjatë natës
Lajme

Shqiptari ishte punëtor model gjatë ditës, tregtar droge gjatë natës

Një prind i mirë dhe punëtor model gjatë ditës, tregtar droge gjatë natës. Karabinierët e Sienës, arrestuan një 34 vjeçar shqiptar banues në Taverne d’Arbia, i martuar me një grua shqiptare dhe babai i dy vajzave.

IMG-20190427-WA0004Tek fqinjët dhe jo vetëm, dukej një person me të vërtetë i mirë. I rregullt në punë dhe i promovuar në një kompani publike në Siena.

Me shumë nderim dhe konsideratë, ai kishte gjetur një mënyrë për të integruar pagën dhe për të arritur qëllimet më të mira. Në fillim karabinierët mendonin se po humbnin kohë, informacioni i mbledhur dukej i pasigurt dhe i kotë.

 

Në mëngjes herët, karabinierët e pritën burrin të dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, me përpikëri gjithmonë. Më pas, ata zhvilluan një kërkim në shtëpi duke arritur rezultatet e duhura. Në bagazh, ata gjetën dy kg marijuanë të futur në një qese me vakum. Lënda narkotike do t’i sillte atij rreth 20 mijë euro në tregun e shitjes me pakicë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në burgun e “Santo Spirito” në pritje të seancës së vlefshmërisë së arrestit.

IMG-20190427-WA0003-1024x678

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.