E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtëpia e Bardhë, e vendosur përballë “Tik Tok”/ Është rrezik potencial i sigurisë kombëtare
Bota

Shtëpia e Bardhë, e vendosur përballë “Tik Tok”/ Është rrezik potencial i sigurisë kombëtare

Shtëpia e Bardhë ka shprehur vendosshmëri për ndalimin e përdorimit të rrjetit social “TikTok” për zyrtarët.

Teksa ka folur për projektligjin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e ka cilësuar “TikTok” si një rrezik potencial të sigurisë kombëtare.

Në një intervistë për mediat amerikane, Jean-Pierre deklaroi se Shtëpia e Abardhë ka qenë shumë e qartë me qëndrimin e saj.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që “TikTok” është një problem, një çështje, se ne kemi qenë të shqetësuar për mbledhjen e të dhënave dhe është një rrezik potencial i sigurisë kombëtare. Ne kemi qenë shumë, shumë të qartë për këtë”, theksoi ajo.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kanë ndaluar tashmë “TikTok” mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformime që favorizojnë Kinën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.