Shtet komplet rrakatinë!
Av Ndre Molla
Nën pushtetin e flakëve si nën pushtetin e Ramës…
Përse nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore?!!!
Nuk ka ma zi, e gjithë Shqipëria në flakë. Po shkatrrohen objekte historike, po shkatrrohen masive pyjore, po rrafshohen perlat natyrore, po shuhet Delvina Gramshi, po rrezikohen qytete të tjera, këta përcjellin propagandë me midisin e Mirelës e Belindës.
Edhe kjo situatë do jetë pjesë e programit “s’keni parë gjë akoma”.
Shteti duhet të përgjigjet për të gjjtha dëmet që kanë pësuar banorët në pemtari, të mbjella, bagëti, bletari e për çdo jetë të humbur. Prandaj nuk shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, sepse nga ky akt shtetit i lindin detyrime.
Sot vendi ndodhet në mëshirë të fatit. Jemi buzë katastrofës natyrore, e nuk është e udhës të bëjmë politikë. Por një gjë e them me siguri të plotë:
Të kishim qënë pa shtet nuk do kishte këto përmasa “fatkeqësia” natyrore.
Shtet komplet rrakatinë. 10 avionë për të shuar zjarret kushtojnë 35 milion euro. Vetëm për udhëtime me çarter ka shpenzuar 22 milion euro. 100 shishe vere që konsumon sultansurreli kushton një avion për shuarje zjarri. Sa katër garderoba të Xoxës së Erjonit kushton një avion i tillë. Paramendoni garderobat e Mirelës, Belindës e Lindës!!!
Miq,
E gjithë Shqipëria pas 11 Majit është nën terror. Dhe kjo është faza e dytë e shpopullimit me detyrim. E duan pa ne, e duan të gjithën të tyren. Prandaj i fusin fadromën Thethit në punë të vet, prandaj merren me lirimin e “hapsirave publike” fill pasi u rrëmbyen votën.
Prandaj e kanë lënë nën pushtetin e flakëve gjithë Shqipërinë. Prandaj është e tmerrshme të udhëtosh në rrugët e Shqipërisë. Këta janë e zeza e Shqipërisë, bashkë me pafuqinë e papërgjegjshmërinë tonë, që ngrohemi në zjarrin e fatkeqësisë tonë.
Ne mund ti drejtohena e lutna Zotit. Por Zoti nuk ka punë me dreqnit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



