Shtetasit nga Kosova do marrin leje qëndrimi me një aplikim, pa dokumente në Shqipëri
“Shtetasit nga Kosova do marrin leje qëndrimi me një aplikim, pa dokumente”- Ministri i Brendshëm zbulon marrëveshjen e miratuar
Qeveria ka miratuar një marrëveshje që do të nënshkruhet të premten, sipas së cilës shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.

Ministri i Brendshëm mohoi raportimet për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri, duke sqaruar se bëhet fjalë për kalime tranzit të azilantëve për të cilët do përgjigjen vendet e origjinës.
“Sot miratuam një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është një lajm i mirë për shtetasit e Kosovës, që do marrin me një aplikim dhe pa dokumenta, menjëherë lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara se sot”, tha Çuçi.
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj, njoftoi ditën e sotme marrëveshjen që pritet të nënshkruhet ditën e premte në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në lidhje me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë. Ibrahimaj theksoi se si pasojë e kësaj marrëveshje do tu njihen kontributet dhe sigurimet shoqërore të gjithë personave që punojnë dhe jetojnë në të dyja vendet.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sipas ministres do të përfitojnë pension, barrë lidjeje dhe përfitime për aksidentet në punë të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë në Kosovë.
“Sot prezantojmë më Këshillin e Ministrave një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ditën e premte dhe ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë. Është marrëveshja për njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Marrëveshja është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve të cilëve do tu njihen kontributet dhe sigurimet në të dyja vendet. Nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindjeje, nga përfitimet për aksidentet në punë, do të mund të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë të invaliditetit, apo ato familjare”, tha Delina Brehinaj.
A do ketë një kamp refugjatësh në Shqipëri?
Çuçi: Besoj është bërë shumë e qartë, nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri. Edhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri, por janë të detyruar vendet e origjinës që të përgjigjen për ata azilantë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



