Shteti policor i Ramës nuk ndalet, arreston ish-futbollistin protestues të opozitës
Edi Rama ka krijuar frikshëm një shtet policor në shërbim të tij që përndjek dhe arreston përkrahësit e opozitës.
Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ka denoncuar pak minuta më parë ndalimin nga Policia të shtetasit Pandeli Tole, ish-futbollist i Apolonisë.
Shkak për arrestimin e Toles, sipas Baçit, është bërë pjesëmarrja e tij në protestën e ditës së shtunë në Fier, kundër kryeministrit Rama
Ai tha se qyteti është kthyer në shtetrrethim nga policia në përpjekje për të trembur qytetarët për protestën e së shtunës.
“Para se të fillonte seanca, këta kanë vazhduar me arrestime të tjera. Është arrestuar një qytetar tjetër i Fierit, ish-futbollisti i njohur fierak, Pandeli Tole. E arrestuan sot pasi është edhe kryetar i grup-seksioni. Fieri ka rreth një javë i vendosur në shtetrrethim.
Sot nuk lejoheshin për të hyrë as në makinë në rrugët dytësore. Një ndalim i tillë nuk është vënë re ndonjëherë në Gjykatën e Fierit as kur kanë sjellë vrasës. Nuk e besoj dot këtë terror që u bëhet qytetarëve fierakë, pas ardhjes së kryeministrit. Është një metodë për t’i trembur qytetarët fierakë. Seanca e sotme tregoi që gjithë kjo reprezalje që po bëjnë. Protesta e 16 marsit do të jetë më e madhe.”, tha Luan Baçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



