Shtyhen hetimet për Tahirin, prokuroria nuk grumbullon dot provat
Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, janë shtyrë me tre muaj nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Edhe pse ka pasur afat deri në 19 janar, Prokuroria nuk ka arritur dot të grumbullojë provat e nevojshme.
Kjo është hera e tretë që janë shtyrë hetimet për Tahirin, i cili flitet për bashkëpunim të grupit kriminal “Habilaj”. Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim për më shumë se një vit e tre muaj
Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Vetë ish-ministri në një dalje të tij publike pak kohë më parë ka kërkuar nga Prokuroria përfundimin sa më parë të hetimeve, madje duke shtuar dhe numrin e prokurorëve të çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



