Shtyhen zgjedhjet universitare, deri në një datë të dytë për shkak të pandemisë
Në një urdhër të miratuar nga ministrja Besa Shahini, thuhet se zgjedhjet do të shtyhen deri në një datë të dytë për shkak të pandemisë.
Ky vendim duhej të kishte dalë më herët, por ekziston dyshimi se qeveria kërkonte të vazhdonte me planin e saj për zgjedhjet.
Aktivistët thonë se qëllimi i qeverisë ishte kapja e universiteteve.
“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.
Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.
“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”, thuhet te urdhri.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



