E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet seanca për Ajola Xoxën në GJKKO, SPAK paraqet prova të reja
Lajme

Shtyhet seanca për Ajola Xoxën në GJKKO, SPAK paraqet prova të reja

 

Tiranë, 10 Mars 2025 – Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për sekuestrimin e llogarive bankare dhe celularit të Ajola Xoxës është shtyrë.

Shkak për shtyrjen janë bërë provat e reja të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), të cilat kanë kërkuar kohë shtesë për shqyrtim nga trupa gjykuese.

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, 12 mars, kur pritet të vlerësohet kërkesa për sekuestrimin e pasurive të saj. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të SPAK për çështje të ndërlidhura me korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Publik.al do të vijojë të raportojë mbi këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.