Shuhet At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Ortodokse shqiptare
Është shuar në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin, kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare. Pasardhës i denjë i Fan Nolit, At Artur Liolin ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Liolin u bë i pari i Kishës Ortodokse Shqiptare të Bostonit dhe një pasues i denjë i themeluesit te kishës Ortodokse Shqiptare ne SHBA, Fan Noli. Prindërit e At Arturit, emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Boboshtica e Korçës dhe i ati ishte mik i Nolit.
Në vitin 1970 Liolin dorëzua në gradën priftërore në Boston ku themeloi Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Kryekishës së Shën Gjergjit në Boston. At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, ka edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të.
Kancelari i Kishës Ortodokse shqiptare në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës ndërsa ne 1991 At Liolin vizitoi dhe meshoi në 22 qytete ne Shqipëri, teksa ka lënë pas gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



