E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shullazi në gjyq: Hotel Vollgën nuk ka per  ta gëzuar njeri!
Lajme

Shullazi në gjyq: Hotel Vollgën nuk ka per ta gëzuar njeri!

Në përballjen e dytë më biznesmenin Ylvi Beqja, i akuzuari për gjobëvënie dhe për drejtimin e bandës në rrugën e Kavajës, Emiljano Shullazi ka shpërthyer në kërcënime.

Pasi Ylvi Beqja ka vazhduar me rrëfimin e tij për gjobëvënien në sallën e gjyqit, Shullazi i ka bërë një premtim, se “Hotel Vollgën nuk do ta gëzojë asnjeri” megjithëse ai është në burg.

Në seancë Ylvi Beqja përfundoi dëshminë e tij duke shpjeguar se nuk e kishte bërë më parë denoncimin, sepse kishte frikë për jetën e tij.

Beqja është përballur me të gjithë anëtarët e bandës që ndodheshin në kafazin e të pandehurve.

Në seancën e kalua rai ka dhënë një dëshmi të gjatë për marrëdhënien me Shullazin, ndihmën për të marrë Hotel Vollgën dhe më pas prishjen e marrëveshjes mes të dyve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.