Si e denoncoi Kastriot Myftaraj ‘ndrikullën e djegësave’ me gjysmë milion euro nën dyshek
Myftaraj tha se SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për disa persona lidhur me aferën e incineratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve dhe të koncesioneve në këto 9 vite të qeverisjes.
Denoncimin e të ndjerit e publikoi sot edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.
“Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysmë milion euro nën dyshek.
Por ajo mbrohet nga “SKAP-i” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj!” shkruan Berisha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



