E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e ndaluan Fatos Nanon të përcillte nënën për në banesën e fundit?
Lajme

Si e ndaluan Fatos Nanon të përcillte nënën për në banesën e fundit?

Ish-truproja rrëfen momentet dramatike

Në emisionin “Kjo Javë”, Viktor Agolli, ish-truproja i ish-kryeministrit Fatos Nano, ka ndarë kujtime të rralla dhe emocionale nga periudha kur Nano ndodhej në burg.

Agolli ka treguar se një nga momentet më të rënda për Nanon ishte humbja e nënës, kohë në të cilën ai ishte ende në qeli. Sipas tij, Nano rrezikonte të mos merrte pjesë në ceremoninë mortore, dhe vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane iu mundësua ta përcillte nënën për në banesën e fundit.

“Fatkeqësia më e madhe për të ishte kur i ndërroi jetë nëna, por makabriteti më i madh ishte ajo që i bënë Berisha dhe Meta duke i shkatërruar karrierën. Me zor e lanë të varroste nënën, vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane,” tha Agolli.

Ish-truproja ka ndarë gjithashtu detaje për momentin e lirimit të Fatos Nanos nga burgu. Ai kujton se menjëherë pas daljes, ish-kryeministri zgjodhi të takonte babanë e tij.

“Nano u soll nga burgu i Bënçës në Tiranë pasi i rrezikohej jeta. Edhe pse qeveritarët e asaj kohe i ofruan mundësinë të dilte më herët, ai zgjodhi ta vuante dënimin deri në fund. Doli nga burgu më 13 mars, qëndroi vetëm dhjetë minuta me familjen për të takuar babanë, dhe më pas u nis drejt Spillesë, ku qëndroi tre ditë në shtëpinë e Astrit Mërtirit,” ka rrëfyer Agolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.