E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si mund të dhunohet kaq Kushtetuta, garancia e vetme ligjore që garanton lirinë për të punuar e bërë biznes?!
Lajme

Si mund të dhunohet kaq Kushtetuta, garancia e vetme ligjore që garanton lirinë për të punuar e bërë biznes?!

Ylli Manjani

Nuk po i hyj fare debatit politik e ideologjik mbi zbatimin e tatim fitimit mbi punën e profesioneve të lira.

Nuk po i hyj sepse se profesionist i lirë apo si i punësuar,si me NIPT si pa NIPT, të gjithë emigrantë jemi. Këshru na trajton qeveria jonë, emigrantë në vendin tonë…

Por respektimi i Kushtetutës është detyrim si për ne,emigrantët në vendin tonë, ashtu edhe për qeverinë.

Dakord që do të aplikojë tatim fitimi edhe mbi punën, masë tejet shtypëse kjo, po pse me fuqi prapavepruese?!

Aplikimi tatimit dhe detyrimi për t’u paguar tani që ska mbaruar viti financiar, pra paradhënie, është rrjepje antikushtetutë.

Nga ana tjetër llogaritja e tatimit bazuar në të ardhurat e vitit të shkuar, pra me referencë prapavepruese është gjithasbtu antikushtetutë.

Haptazi fare!

Kush garanton që ta ardhurat e këtij viti na qenkan njësoj, më të mëdha apo më të vogla se viti që shkoi?!

Qeveria shtin fall apo qeveris?!

Ç’a llogjike, përveç asaj të rrjepjes paradhënie, mban në këmbë një ligj të tillë?!

Mbi të gjitha, e përsëris duke lënë mënjanë debatin politik e ideologjik, si mund të dhunohet kaq Kushtetuta, garancia e vetme ligjore që garanton lirinë për të punuar e bërë biznes?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.