E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë
Lajme

Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, në të cilën trajneri Silvinjo ka ndarë edhe formacionin me të cilin do të përballet ndaj letonezëve.

Në portë do të rikthehet Strakosha, i cili do të ketë ndihmën e Hysajt nga e djathta, Gjimshitit e Ajetit në qendër si edhe të Mitajn në të majtë. Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që ka fituar një vend titullari. Në sulm, do të jenë Broja në të djathtë e Hoxha në të majtë.

Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajti titullar ndaj Gjibraltarit është në balotazh me Rei Manajn, për të cilët mund të vendosë në fund. Ndryshe nga ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit në të cilën Silvinjo pati mundësi të eksperimentonte me të rinjtë, duket se në këtë takim nuk do të ketë asnjë surprizë. Gjithçka mbetet e hapur për në pjesën e dytë, gjithmonë në varësi të rezultatit.

Screenshot 2025-09-09 083340

Screenshot 2025-09-09 083227

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.