E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u masakrua nga bashkëshorti grek 41-vjeçarja shqiptare natën e Vitit të Ri, provat që fundosën autorin
Lajme

Si u masakrua nga bashkëshorti grek 41-vjeçarja shqiptare natën e Vitit të Ri, provat që fundosën autorin

Detaje tronditëse kanë dalë sot në dritë nga zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo është masakruar nga bashkëshorti i saj grek, teksa mediat greke kanë nxjerrë detaje të rënda.

Sipas mediave, një mik i partnerit të saj, ka rrëfyer në polici se së bashku kanë vrarë nënën 41-vjeçare të një fëmije 13-vjeçar, e cila ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë.

41-vjeçarja ishte zhdukur nga shtëpia e partnerit të saj ditën e ndërrimit të viteve, në Kalamaria. Siç pretendoi partneri i saj, ajo i dërgoi një mesazh para se të zhdukej duke thënë: “Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua”.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Partneri i saj e lexoi mesazhin një orë më vonë, ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ai u përgjigj, por mesazhi i tij nuk u lexua kurrë. Pas hetimeve, rezultoi se pikërisht partneri dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro.

Mirëpo, policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës së shkrimit të gruas, ndërsa siç u raportua, ajo nuk do të bënte kurrë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur.

Në qendër të hetimeve të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës ka qenë që në momentin e parë partneri i saj, i cili sipas informacioneve ka qenë me precedent penal. Motra e tij kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur pesë herë.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Në të njëjtën kohë, siç u bë e ditur paraditen e së hënës, policia nuk e ka lejuar të udhëtojë drejt Athinës për të marrë pjesë në një panel lajmesh.  Siç ka pohuar ai, policia i ka sekuestruar celularin, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin.

Më herët, partneri i 41-vjeçares në prononcimet e tij për STAR ka pohuar se nuk i intereson se kush e quan vrasës: “Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do tu kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, tha ai dhe kërcënoi me padi: “Do të bëj padi aty ku duhet dhe në çdo drejtim”.

Ngjarja

Trupi i saj u gjet në një sënduk në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është thirrur në vendngjarje për autopsi. Për këtë rast janë arrestuar partneri i saj 39-vjeçar dhe një nga shokët e tij dhe po merren në pyetje nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës. Sipas informacioneve, 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj në shtëpinë e tij në Selanik. Të dyshuarit kanë thënë përpara policisë se gruaja fatkeqe është vrarë nga partneri i saj dhe se pikërisht partneri i ka kërkuar shokut që ta ndihmojë për të hequr qafe trupin.

Të dy të dyshuarit, partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij ndodhen në paraburgim në Komisariatin e Policisë së Selanikut. Njësia e Shënjimit po kontrollon tërësisht makinën e shokut të tij, me të cilën dy personat dyshohet se kanë transportuar trupin, ndërsa Njësia e Krimeve Kundër Jetës po shkon në Nea Triglia, në vendin e treguar nga shoku i partnerit, ku kanë hedhur trupin. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.