E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u zbulua 44-vjeçari me 26 kg drogë
Lajme

Si u zbulua 44-vjeçari me 26 kg drogë

Policia ka goditur një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe ka arrestuar nje person gjate nje operacioni te koduar “NOJA 3”.

 

Ne pranga eshte vene shtetasi B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë per te cilin policia kishte informacione të marra në rrugë operative per veprimtarine qe ushtronte.

Pas tyre, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit, nderkohe qe kontrolli ne banese i gjeti 26 kg kanabis sativa.

NJOFTIMI  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.