E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siguronte  të ardhura në Shqipëri nga vjedhja në Gjermani , arrestohet 30-vjeçari nga Durrës
Lajme

Siguronte të ardhura në Shqipëri nga vjedhja në Gjermani , arrestohet 30-vjeçari nga Durrës

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ishte i shpallur në kërkim për plot 23-vjedhje, të kryera në Gjermani.

Andera Lezi, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman, ndërsa të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, Lezi i dërgonte në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Vihet në prangat 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23-vjedhje.

30-vjeçari i ka kryer vjedhjet në Gjermani dhe pas dokumentimit të ketyre vjedhjeve nga autoritetet gjermane, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, ka caktuar për shtetasin A. L., masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.