Sinaj flet në Kuvend për mandatin: Rrogën time e bëj donacion. Dhashë 100 mln lekë për tërmetin
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka deklaruar se vendimi për heqjen e mandatit të tij është i padrejtë.
Kjo sepse biznesin që ai drejton e ka cilësuar si një prej donatorëve më të rëndësishëm në Buxhetin e Shtetit,për shkak të 100 milionë lekëve të vjetra që ai pretendon se ka dhuruar në kohën e tërmetit të vitit 2019.
Gjithashtu, sa i takon akuzave të ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për faturat e biznesit të tij, Sinaj thotëse këto fatura janë të mbledhura nga të dyja mandatet e tij.
“Si ka mundësi të vish të më akuzosh mua për lekët e biznesit, kur jam me kutoa pasive. Katandiset problemi në 4 milionë lekë të vjetra dhe madje për dy mandate, jo në një mandat. Pra do më heqësh mua edhe mandatin e parë, vetëm se në faturë ke futur edhe fatura të biznesit tim gjatë mandatit të parë. Fatura në këtë mandat të dytë janë 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.” -tha ai.
Më tej, Sinaj u shpreh kështu:
“Për gjithë shqiptarët them se unë kam qenë biznessmen që prej 20 vitesh dhe në politikë kam hyrë në të mirë të vendit tim, sa dhe rrogën time e kam bërë donacion për njerëz në nevojë. Më vjen keq që qenka lodhur zoti Bardhi dhe nuk ka gjetur 100 milionë lekë të miat të dhëna për Buxhetin e Shtetit për tërmetin në Shqipëri.”
Në përfundim të fjalës së tij, Sinaj tha se për akuzat e ngritura ndaj tij, do paraqesë një dosje me përfaqësuesin e tij ligjor, ku do të përmbledh me të gjitha të dhënat të përpunuara.
Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, duke thënë se ka kërcënuar deputetët e tij për firmat për mandatin e tij.
“Unë nuk kam asnjë frikë, ti po vepron sikur je avokat i djallit. Po kërkon të më nxisësh krenarinë e vlonjatit, ne do përplasemi dhe në mandatin tjetër bashkë. Më ke nxitur të bëhem politikan, ke kërcënuar një pjesë të deputetëve, ka deputetë që nuk ta kanë dhënë firmën, e dimë shumë mirë unë dhe ti”, tha Sinaj.

Në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi pyeti kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi se sa është shuma e përfituar nga deputeti Vullnet Sinaj, për të cilin opozita ka bërë mocion për heqje mandati.
Teksa Bardhi përmendi vlerën e pretenduar të xhiros së kompanisë prej 3,6 milionë lekë, Çuçi i tha kreut të grupit të PD se nuk ka asnjë dokument që tregon se sa nga këto para janë përfituar nominalisht prej deputetit të PS.
“Kjo shumë (3,6 milionë) është shuma e faturave që janë marrë. Nëse do t’i referohemi kërkesës së mocionit, do duhej të dinim shumat që ka përfituar deputeti dhe kjo të mbështetej në dokumentacion. Domethënë nuk ka një dokument të qartë që kaq është shuma e përfituar nga zoti Sinaj”, deklaroi Çuçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



