E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sindikata kërkesë dekanit: Bëj publike  arsyet e Shkarkimit të zv/dekanit të Inxhinirisë
Publik News

Sindikata kërkesë dekanit: Bëj publike arsyet e Shkarkimit të zv/dekanit të Inxhinirisë

Pak dite pas shkarkimit nga detyra te zv.dekanit te Fakultetit të Inxhinierisë, Agim Seranaj, Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë, SPUSH kerkon qe dekani te beje publike arsyet e vendimit qe ka marre. 

agim seranaj

Permes nje deklarate publike, Sindikata ben me dije se ka regjistruar shqetësime të shumta mbi këtë vendimmarrje, qoftë nga debatet mediatike, reagimet në rrjetet sociale, si dhe në rrjetet akademike profesionale mbi mundësinë e ndikimit në këtë vendimmarrje nga faktorë jashtë universitetit.

Sipas saj, “mjegullës së krijuar i bashkangjitet dhe mungesa e motivacionit të plotë e shterues brenda vendimit për shkarkimin e zv.Dekanit të FIN”.

“SPUSH kërkon të sigurohet që kjo vendimmarrje është çliruar nga çdo lloj ndikimi, si dhe nuk ka të bëjë me qëndrimet profesionale të zotit Seranaj, qofshin ato të shprehura në media, duke i konsideruara qëndrimet e tij si personale dhe të mbështetura në të drejtën Kushtetuese të shprehjes së lirë të mendimit, qoftë dhe para publikut të gjerë”- thuhet ne deklarate.

Kujtojme se Seranaj doli publikisht ne media, pas termetit tragjik te 26 nentorit, qe la pas 51 viktima dhe mijera banesa te shkaterruara, duke numeruar kritika te shumta ndaj institucioneve pergjegjese ne inspektimin e demeve dhe ndertesave te demtuara.

Sindikata i kërkon dekanit të FIN dhe rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, të sigurojnë opinion publik që kjo vendimmarrje nuk ka ardhur si rrjedhojë e presionit nga qeveria.

“Do të ishte në interesin akademik të institucionit tuaj që, deri në informim transparent mbi këtë vendim, të shikohen mundësitë ligjore të pezullimit të zbatimit të tij,” thuhet ne deklarate.

Me 20 dhjetor u njoftua shkarkimi i tij, me firme te Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Neritan Shkodrani.

Pas vendimit ishte PD nder te parat qe reagoi duke fajesuar kryeministrin Rama per kete vendim.

“Profesor Seranaj, një nga profesionistët dhe ekspertët më të mirë në vend, për shkak të eksperiencës së tij në këtë fushë, ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të çerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera,” deklaroi nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

SHKRESA E PLOTE 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.