E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sinoptikanët bëjnë parashikimin për ditën e nesërme dhe paralajmërojnë: Kujdes do të ketë reshje bore
Publik News

Sinoptikanët bëjnë parashikimin për ditën e nesërme dhe paralajmërojnë: Kujdes do të ketë reshje bore

Po ashtu njoftohet se për shkak të rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore.

“Reshjet e dëborës deri në këto momente janë regjistruar në Korcë 16cm, Peshkopi 10cm, Elbasan 3cm, Shkodër e Lezhë 2cm. Në orët në vijim reshjet e dëborës do të përfshijnë më teper territor. Në orët e para të 24 orëshit të ditës së diel do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët. Si shkak i rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15m/s. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive.Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -10/-3°C

Zonat e ulëta -4/0°C

Zonat bregdetare -1/2°C”, njofton SHMU .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.