E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“S’jam tradhtare e kombit”, Rina Balaj sqaron njëherë e mirë lidhjen e saj me reperin grek
Publik News

“S’jam tradhtare e kombit”, Rina Balaj sqaron njëherë e mirë lidhjen e saj me reperin grek

Kjo pasi ai ka jetuar në Greqi, atje ka nisur karrierën e tij dhe është tepër i njohur në këtë vend.

Mirëpo për ata që nuk e dinin, Sin Boy ka lindur në Berat të Shqipërisë dhe këtë fakt Rina ka dashur ta theksojë edhe njëherë.

Në InstaStory, ajo ka publikuar një lajm të çiftit, duke dashur të japë mesazhin për të shpërndarë sa më shumë dashuri, ndërkohë që sqaron se i dashuri i saj është shqiptar, pas etiketimit të tij si grek.

Rina nuk dëshiron që publiku ta quajë ende “tradhtare të kombit”.

“Krejt ç’ka ju nevojitet është dashuria, e sigurt! Ta sqaroj edhe një fakt se Sin Boy është shqiptar nga Berati, që ka jetuar në Greqi. Tash e dini s’jam tradhtare e kombit”- shkruan ajo në postim.

Dy reperët po shijojnë prej më shumë se një viti lidhjen e tyre të dashurisë, madje së fundmi kanë nisur bashkëjetesën dhe më herët na treguan edhe pamjet e shtëpisë së tyre të re.

Më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, çifti do të sjellë një bashkëpunim të ri, i cili do të titullohet “Tentacion”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.