E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sjellin ndihma për të përmbyturit shqiptarë, mashtrohen nga Exchange tek Myslym Shyri
Lajme

Sjellin ndihma për të përmbyturit shqiptarë, mashtrohen nga Exchange tek Myslym Shyri

Një grup përfaqësues i Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka udhëtuar drejt Shqipërisë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet.

Grupi i ardhur nga Turqia kanë shkuar në njëEXCHANGE të ndodhur në rrugën Myslymshyrinë Tiranë për të këmbyer një pjesë të parave që kishin me vete, por janë përballur me një rast të pa dëgjuar nga ana e tyre.

Exchagne i cili edhe pse ka parë që personat po këmbejnë një sasi të madhe parashë, nuk kanë para informuar klientët e tyre që këtë herë ishin dhurues për bashkë atdhetarët e tyre, për para të marrë në formë të padrejtë nën moton e komisionit.

Pasi qytetarët turq kanë parë kuponin kanë kërkuar kthimin e parave, ndërsa kur kanë kuptuar që ato nuk do të kthehen kanë kërkuar anulimin veprimit dhe kthimin e monedhës së huaj.

Pasi ata nuk kanë mundur të marrin një përgjigje nga zyra në fjalë, dhuruesit i janë drejtuar Ambasadës së Turqisë në Tiranë e cila më pas ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare. Me ndërhyrjen e efektivë të policisë zyra e këmbimit valutor ka kthyer sasinë e valutës së huaj.

Ndërsa është e rëndësishme që kjo gjë duhet sjell në vëmendje pasi sikurse e dimë, shumë qytetarë mashtrohen në këtë mënyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.