E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skafisti nga Vlora rrezikon jetën e 18 klandestinëve në det
Publik News

Skafisti nga Vlora rrezikon jetën e 18 klandestinëve në det

Një skafist nga qyteti i Vlorës ka marrë përsipër që të çojë drejt brigjeve italiane 18 klandestinë. Gomonia ishte nisur nga grykëderdhja e Shkumbinit drejt Italisë duke përfunduar në detin Adriatik.

19 personat të cilët ndodheshin në mjetin lundrues ku përfshiheshin 18 klandestinë dhe 1 skafist nga qyteti i Vlorës, kanë kërkuar ndihëm e rojës bregdetare të Italisë pasi ishin në rrezik për tu mbytur.

Guardia di Financa dhe roja bregdetare pasi ka shpëtuar klandestinët ka vënë në pranga skafistin vlonjat, i cili akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore. Klandestinët ishin nga Siria, Irani dhe Kurdistani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.