Skandal! Çunat e Londrës “zaptojnë” aeroportin e Kukësit
Aeroporti i Kukësit, i ndërtuar për të pritur fluturime ndërkombëtare dhe promovuar si një investim strategjik për zhvillimin e veriut, po përdoret për një qëllim krejt tjetër, gara makinash luksoze.
Pista, që prej më shumë se dy vitesh nuk pret fluturime pasagjerësh, mbushet me makina si Ferrari, Lamborghini dhe Porsche, të cilat bëjnë xhiro dhe garojnë në hapësirën e tashmë të heshtur për avionët.
Investimi, i cili u promovua si “derë për emigrantët” dhe mundësi për të nxitur turizmin dhe biznesin në veri, mbetet jashtë funksionit për shkak të mungesës së fluturimeve dhe interesit të ulët nga kompanitë ajrore.
Përdorimi i pistës si vend garash ka rikthyer diskutimet mbi menaxhimin e këtij aeroporti publik, ndërsa banorët shprehen të zhgënjyer nga destinacioni i ri i hapësirës që u premtua të lidhë veri-lindjen me botën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



