Skandal i fshehur nga AKU: shqiptarët helmohen me salmonelë
Oligarkët mbrohen me heshtje
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucioni që paguhet nga taksat e qytetarëve për të garantuar sigurinë ushqimore, është shndërruar në një mburojë të oligarkëve të mishit dhe jo në një gardian të shëndetit publik. Mijëra kilogramë mish e nënprodukte të infektuara me salmonelë janë bllokuar, por konsumatorët nuk janë informuar për rrezikun. Pra, qytetarët mund të kenë konsumuar helm çdo ditë pa dijeninë e tyre.
Rasti më i freskët është jo shumë larg Tiranës ne Kamëz.
Në muajin tetor 2024,
Rasti i mishit të infektuar me salmonelë që u hodh në treg nga kompania “Bajraktari Food” është një alarm kombëtar për shëndetin publik, por njëkohësisht edhe një akt i pastër papërgjegjshmërie kriminale. Bëhet fjalë për mbi 26 mijë kg mish pule të importuar, i përdorur për prodhimin e 17 mijë e 500 kg gjirrosh që përfunduan në tavolinat e qytetarëve, ndërkohë që autoritetet vetëm më pas konfirmuan praninë e salmonelës. Pra, kur shteti foli – ishte tepër vonë. Tonelata mishi të rrezikshëm kishin përfunduar tek konsumatori.
Një gjobë prej vetëm 600 mijë lekësh për dy shkelje, është tallje me jetën e njerëzve. Ky është çmimi që i vihet shëndetit publik në Shqipëri: më pak se sa një makinë e përdorur në treg. Me këtë logjikë, çdo biznes që helmon qytetarët, mund t’ia hedhë me një faturë qesharake dhe të vazhdojë punën sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është thjesht shkelje ligji, por është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj jetës së konsumatorëve.
Ekspertët kanë ngritur alarmin për një varg problematikash të sigurisë ushqimore: mungesë transparence, vonesë në njoftime, dhe ligje të dobëta që shpesh janë më shumë në mbrojtje të biznesit se sa të qytetarëve. Madje, siç thotë dekani i Bioteknologjisë në UBT, njoftimet janë bërë me vonesë, duke lënë pa asnjë mbrojtje popullatën nga ekspozimi me patogjenë. Ndërkohë kompania e hodhi produktin në treg pa pritur analizat, dhe pa asnjë paralajmërim publik për konsumatorin. Një sjellje e qartë për të fshehur gjurmët, por me pasoja që bien mbi shëndetin e qytetarëve.
Nëse kjo trajtohet me gjoba qesharake, historia do të përsëritet, siç është përsëritur tashmë. Sepse kur kostoja për të helmuar një komb është më e ulët se kostoja e një reklame televizive, atëherë ky shtet i ka dorëzuar qytetarët tek biznesi i pandëshkuar. Dhe ky nuk është më rast i izoluar është model i përhapur abuzimi.
Ky skandal nuk duhet të mbyllet me një gjobë, por me hetime të plota, ndëshkime penale dhe përgjegjësi institucionale. Përndryshe, Shqipëria do të mbetet një treg i hapur për mishin e helmuar, e qytetarët thjesht kavie në duart e oligarkëve të ushqimit.

Në vend që të publikojë emrat e kompanive që helmuan tregun, AKU ka zgjedhur fshehjen, duke e kthyer këtë krim shëndetësor në një pazare të pista me emra të njohur si Mond Rrushi, Jeta Dedja, Fatjon Pasholli, Olsi Komici, Manush Kulolli dhe të tjerë, që prej vitesh ndajnë fitime mbi shpinën dhe jetën e shqiptarëve.
Ky nuk është vetëm skandal i korrupsionit administrativ ky është krim i drejtpërdrejtë kundër shëndetit publik. Çdo familje shqiptare që ka vendosur mish në tavolinë është bërë viktimë e një zinxhiri pazari mes oligarkëve dhe zyrtarëve të kapur.
Pyetja është e thjeshtë: kush mbron qytetarin, kur institucionet që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore kthehen në ortakë të oligarkëve të salmonelës?
Dhe deri kur do të vazhdojë kjo heshtje kriminale?
Publik.al do të vazhdojë të ekspozojë me emra dhe fakte ata që guxojnë të helmojnë një popull të tërë, për të ruajtur pasuritë e tyre të pista.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




