Skandal në QSUT/ Nuk kryhen analizat se mbaruan fondet tek koncesionari
Te sëmurëve rendë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe pse mund të jenë në rrezik për jetën.
Një javë më parë Drejtoria e QSUT u ka dërguar mesazh mjekëve që të reduktojnë analizat pasi fondi është drejt fundit
Por situata bëhet edhe më alarmante pasi mëngjesin e sotëm, mjekëve u dërgohet një tjetër mesazh ku u komunikohet se buxheti tek koncesionari është ezauruar në masën 100 % e nuk mund të kryhet asnjë analizë.
Në mesazhin dërguar mjekëve theksohet se mund të bëhen vecc analizat e raportuara me Kod të Kuq dhe asnjë analizë tjetër.
Po ashtu në mesazh nxiret në pah edhe një tjetër skandal, që mjekët që kërkojnë me insistim që të kryhen analizat e pacientëve në gjendje të rëndë kanë bezdisur koncesionarin, e për këtë kërkohet nga shefat e pavioneve qe tu tërhiqet vëmendja këtyre mjekëve.
E madje, mjekët specializant u ndalohet rreptësisht që të kërkojnë të kryhen analiza
Laboratorët u dhanë me koncesion nga qeveria me një vlerë prej më shumë se 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro, për 10 vitet e ardhshme.
KLSH konstatoi shkelje të rënda në procedurën e dhënies së koncesionit PPP dhe në janar të këtij viti kallëzoi penalisht dhjetë zyrtarë të Ogerta Manastirliut.
Koncesioni u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Pas koncesionarit fshihen njerëz me lidhje të forta në PS dhe pranë kryeministrit Edi Rama. Edhe te ky koncesion nuk mungon emri i Vilma Nushit, të check up-it, pasi pikërisht ortaku i saj, ‘Labopharma’, ka koncesionin e laboratorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



